1. Si te mbroni kompjuterin tuaj
Lexoni me kujdes politikat e privatesise per faqet e Internetit te cilat i perdorni. Mbajini te gjitha
programet kompjuterike (duke perfshire edhe browser-in tuaj) ne perditesim automatik.
Keshillohet te mos ruhen ne browser username dhe password te adresave tuaja email apo
kredenciale logimi ne sisteme te ndryshme. Perdorni programe kompjuterike si firewall, antivirus,
antispam, antispyware, apo software te tjera per mbrojtjen e lundrimit tuaj ne rrjet. Programe te
tilla me License nga prodhuesit garantojne mbrojtje shume te mire te pajisjeve tuaja qe perdorin
internetin. Vendosni fjalekalime me karaktere dhe shkronja te vecanta per te mbrojtur lidhjen
tuaj wireless ne shtepi. Instaloni update (perditesimet) e sistemit operativ Windows te quajtur
‘Windows Update’ i cili eshte nje sherbim qe ofron Microsoft dhe kjo e lejon kompjuterin tuaj te
qendroje i perditesuar dhe larg kercenimeve te sigurise si viruse apo malware dhe komponenteve
te tjera te demshme.
Vizitoni faqen www.microsoft.com per te perditesuar sistemin operativ te kompjuterit tuaj.
Microsoft njofton shpesh ne kompjuterin tuaj per software updates (rifreskime te programeve)
qe jane projektuar per te zgjidhur kercenimet e sigurise dhe sugjerojme ti pranoni keto
perditesime.
Perdorues te sistemeve te tjera operative si Linux, Android, IOS, etj, duhet te vizitojne faqet e
prodhuesve dhe zhvilluesve te keteyre sistemeve operative.
2. Mbroni te dhenat tuaja personale
Perpara se te vendosni te dhenat tuaja, shikoni per shenja te sigurise qe nje Web faqe mund te
kete; Web https (“s”, e siguruar) dhe nje çeles te mbyllur afer. Asnjehere mos jepni te dhenat
tuaja ne pergjigje te nje e-maili, etj. Publikoni sa me pak detaje qe iu identifikojne juve apo
vendndodhjen tuaj. Kujdes! Mos publikoni online gjera per te cilat nuk deshironi te jene publike
Informacion me te detajuar per mbrojtjen e te dhenave personale d te gjeni me poshte.
3. Mendoni perpara se te publikoni
Mendoni perpara se te bashkengjitni skedare a foto, apo te klikoni mbi nje link ne nje e-mail; ne
qofte se ju nuk i njihni derguesit, ata mund te jene te rreme. Jini te kujdesshem kur klikoni link-e
te ndryshme ne internet. Mos ndani me njerez te panjohur e-mail adresen tuaj private dhe
mbajeni per vete fjalekalimin. Gjate plotesimit te formulareve te ndryshem plotesoni vetem
fushat e kerkuara (ato te shenuara me yll *. Vertetoni se faqja e Internetit eshte e sigurt duke
kerkuar shenja identifikuese; Mos publikoni identitetin tuaj kur luani lojera online, por perdorni
nofka per veten tuaj (pseudonime);
4. Krijoni fjalekalim te forte dhe mbajeni ate te fshehte
Krijoni fjalekalim me te pakten tete karaktere (sa me i gjate, aq me i mire) dhe perfshini ne te
germa te medha dhe te vogla, numra dhe simbole. Mos perdorni te njejtin fjalekalim kudo.
5. Mbroni veten nga mashtrimet nga e-maile te panjohura
Perpara se ti lexoni, shikoni me kujdes emertimet/titujt e emaileve qe merrni, sidomos ato me
tituj “fitues”, mesazhet me shenime si “gabim”, mesazhe me gabime gramatikore, mesazhet me
kerkesa per te dhenat tuaja personale, si numra llogarie, karte krediti, etj. Mendoni se jo
gjithmone ajo qe duket shume e mire, eshte e tille.
6. Perdorimi i sigurt i rrjeteve sociale
Per t’u regjistruar dhe perdoru disa rrjete sociale, si psh “Facebook”, “Tweeter”, “Instagram”, etj,
zakonisht kerkohet qe mosha e personit te jete mbi 13 vjeç. Shikoni per mundesine “Rregullo
privatesine” ne rrjetet sociale, per te menaxhuar se cilet persona mund te shohin profilin tuaj.
Kontrolloni se si njerezit mund t’ju kerkojne ne rrjet dhe te bejne komente. Gjithashtu, mesoni
se si mund te bllokoni hyrjet e padeshiruara. Mos postoni çdo gje qe ju mendoni. Perzgjidhni me
kujdes pranimin e miqve te rinj, si dhe rishikoni periodikisht se çfare miqte publikojne ne lidhje
me ju.
MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE DHE PRIVATESISE GJATE PERDORIMIT TE INTERNETIT:
Zhvillimi i teknologjise se informacionit dhe te sistemeve elektronike ka sjelle rritjen e
rendesise se te dhenave personale te pajtimtareve dhe kompania jone permbush te gjitha
detyrimet per mbrojtjen e te dhenave personale qe rrjedhin nga kuadri ligjor dhe nenligjor
ne fuqi.
PERKUFIZIME
“Te dhena personale” eshte çdo informacion ne lidhje me nje person, te identifikuar ose te
identifikueshem, direkt ose indirekt, ne veçanti duke iu referuar nje numri identifikimi ose
nje a me shume faktoreve te veçante peridentitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik,
kulturor apo social.
“Perpunimi i te dhenave personale” eshte çdo veprim ose grup veprimesh, te cilat jane
kryer mbi te dhenat personale, me mjete automatike ose jo, te tilla si mbledhja, regjistrimi,
organizimi, ruajtja, pershtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytezimi, transmetimi,
shperndarja ose ndryshe duke vene ne dispozicion, shtrirja ose kombinimi, fotografimi,
pasqyrimi, hedhja, plotesimi, seleksionimi, bllokimi, asgjesimi ose shkaterrimi, edhe ne
qofte se nuk jane te regjistruara ne nje banke te dhenash.
“Te dhena sensitive” eshte çdo informacion per personin fizik, qe ka te beje me origjinen e tij,
racore ose etnike, mendimet politike, anetaresimin ne sindikata, besimin, fetar apo filozofik,
denimin penal, si dhe te dhena per shendetin dhe jeten seksuale.
“Te dhena per trafikun e komunikimeve” eshte çdo e dhene e perpunuar per qellime te transmetimit te komunikimeve ne nje rrjet te komunikimeve elektronike ose per qellime faturimi.
LLOJI I TE DHENAVE PERSONALE
Kompania jone do te marre nga pajtimtaret e tij te dhenat e parashikuara ne nenin 129 te
Ligjit nr. 9918 te dates 19.05.2008 “PerKomunikimet ElektronikeneRepublikeneShqiperise”,
emer, mbiemer, adrese, numri unik i identifikimit te subjektit (nese ka), numri fiks i
telefonit, numrin e aksesit, adresa e postes elektronike si dhe çfaredolloj e dhene tjeter
kontakti.
Kompania jone nuk perpunon te dhena sensitive te percaktuara ne baze te nenit 3 te Ligjit Nr.
9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” i ndryshuar.
PERPUNIMI I TE DHENAVE PERSONALE
Mbrojtja e te dhenave personale garantohet me perpunimin ne menyre te ndershme, te drejte
dhe te ligjshme te ketyre te dhenave nga kompania jone per permbushjen e detyrimeve
kontraktuale apo ligjore te kompania jone qe rrjedhin prej Kontrates se Pajtimit nenshkruar
mes paleve, si dhe rritjen e cilesise se sherbimeve ndaj pajtimtareve.
Kompania jone do te veproje vetem ne perputhje me parimet ligjore per perpunimin e te
dhenave personale, siç jane parashikuar ne Ligjet nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen
e te dhenave personale”, i ndryshuar dhe nr. 9918, date 19.05.2008 “Per Komunikimet
Elektronike ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar, si dhe kuadrin rregullator perkates ne
fuqi.
Aksesi dhe kerkesa per korrigjim dhe fshirje :
Pajtimtari ka te drejte te kerkoje me shkrim dhe pa pagese qe te marre nga kompania jone:
perpunimit, per kategorite e te dhenave te perpunuara dhe per marresit e kategorite e
marresve, te cileve u perhapen te dhenat personale;
burimin e tyre;
Kompania jone brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses, do te informoje pajtimtarin
mbi kerkesen e tij dhe informacioni per te dhenat komunikohet ne formen, ne te cilen ishin
ne kohen kur eshte bere kerkesa. Ne rast se nuk i jepet informacioni, kompania jone duhet
t’i shpjegoje pajtimtarit arsyet emosdheniesse informacionit.
Pajtimtari ka te drejte te kerkoje me shkrim dhe pa pagese bllokimin, korrigjimin ose
fshirjen e te dhenave kur konstaton se te dhenat e tij nuk jane te rregullta, te verteta, te
plota, ose jane perpunuar dhe mbledhur ne kundershtim me dispozitat e Ligjit nr. 9887,
date 10.03.2008 “Per mbrojtjen e te dhenave personale” i ndryshuar.
Kompania jone, brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses, do te informoje Pajtimtarin
per perpunimin e ligjshem te te dhenave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit ose
fshirjes te te dhenave.
Pelqimi i pajtimtarit:
Perveç kur perpunimi i te dhenave kryhet ne permbushje te kritereve ligjore te parashikuara
ne nenin 6 te Ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te dhenave personale”, i
ndryshuar, pelqimi i Pajtimtarit do te merret perpara se te dhenat e tij te perpunohen. Ky
pelqim do te jete ne menyre te shprehur dhe sipas vullnetitte plote dhe te lire te Pajtimtarit.
Pajtimtari ka te drejte te mos te jete pjese dhe te kundershtoje ne çdo kohe, ne menyre te
thjeshte dhe pa pagese, perpunimin e te dhenave personale te tij per qellime te tregtimit te
drejtperdrejte.
Kompania jone do te marre pelqimin paraprak me shkrim te Pajtimtarit te cilit mund te jete e
nevojshme ti perpunohen te dhenat personale per qellimin e mesiperm. Pajtimtari ka te drejte
te terheqe pelqimin e tij per sa me siper.
Ne rastin kur te dhenat personale do t’u perhapen paleve te treta konform kerkesave te ligjit
9887, kompania jone merr persiper qe Pajtimtari te jete i informuar per:
a) marresit e te dhenave dhe qellimin per te cilin perhapen;
b) te drejtat e Pajtimtarit te lartpermendura.
Perhapja e te dhenave personale tek te tretet:
Perhapja e te dhenave personale tek te tretet do te behet vetem ne perputhje me kuadrin
ligjor dhe nenligjor ne fuqi per perpunimin e te dhenave personale, si dhe ne permbushje
te detyrimeve kontraktuale te kompanise tone. Palet e treta jane te detyruar ligjerisht te
ruajne konfidencialitetin dhe besuesshmerine e te dhenave personale te pajtimtareve.
Kompania jone eshte i detyruar ligjerisht te beje te ditura te dhenat personale bazuar ne
kerkesat e posaçme te organeve shteterore, perfshire ato te pushtetit gjyqesor dhe te ndjekjes
penale, ne perputhje me dispozitat perkatese te legjislacionit shqiptar ne fuqi.
Kompania jone do te ruaje dhe te administroje, per nje afat 2-vjeçar, skedaret e te dhenave te
pajtimtareve. Te dhenat ne keta skedare ruhen sipas legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te
dhenave personale. Keta skedare duhet t’u vihen ne dispozicion pa vonese, edhe ne forme
elektronike, autoriteteve qe percakton Kodi i Procedures Penale, ne baze te kerkeses se
tyre.
Pergjimi i ligjshem i komunikimeve elektronike behet vetem nga autoritetet e ngarkuara me ligj,
ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, perkatesisht Nenin 131 te Ligjit nr. 9918, date 19.05.2008
“Per Komunikimet Elektronike ne Republiken e Shqiperise, i ndryshuar dhe Ligjin nr.9157, date
04.12.2003 “Per pergjimin e komunikimeve elektronike”.
Kompania jone me anen e Serverave dhe Programeve te saj, me teknologji bashkekohore
mbron dhe siguron fizikisht dhe elektronikisht fshehtesine dhe konfidencialitetin e te
dhenave personale te pajtimtareve, si dhe merr cdo mase te nevojshme teknike per te
ndaluar aksesin apo hyrjen ne sistemet e komunikimeve elektronike dhe te perpunimit te
te dhenave personale nga persona te paautorizuar. Ne çdo rast, kompania jone do te
informoje menjehere, Komisionerin per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjes se te
Dhenave Personale, ne rast se dyshon apo njoftohet se eshte rrezikuar siguria e te dhenave
personale te pajtimtareve.
Kompania jone mund te mbledhe, perpunoje dhe perdore te dhenat mbi pajtimtaret kur te
dhena te tilla jane direkt te percaktuara per ofrimin e sherbimeve te komunikimeve
elektronike dhe/ose per te mbajtur nje funksionim normal te rrjetit dhe pajisjeve dhe
zbulimin dhe ndjekjen sulmeve kibernetike apo fizike ndaj rrjetit te kompanise tone, sipas
kerkesave te Kreut XI dhe ne vijim te ligjit nr. 9918 date 19.5.2008 “Per komunikimet
elektronike ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar.